Qyteti i Kuçovës u pushtua mbrëmjen e djeshme nga reshjet e shiut dhe të breshrit, ndërsa 15 banesa janë përmbytur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 maji" në këtë qytet, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore dhe në pemëtari në fshatrat: Perondi, Magjatë e Gorraj.
Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka, që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket.
Sipas banorëve, shkak për këto përmbytje nuk është natyra por bllokimi i koletorëve, që-sipas banorëve-nuk janë pastruar për vite të tërë. Ata i bëjnë apel shtetit për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.
Burimi: BW