Aktualitet

Moti i keq, përmbytet Lezha

Shkruar nga Liberale
Moti i keq, përmbytet Lezha

(Foto ilustruese)

Moti i keq ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës, sa i përket akseve rrugore.

Ndërkohë gjendja më e rëndë paraqitet në lagjen ‘Besëlidhja’, ku pusetat janë bllokuar prej reshjeve të shiut dhe uji vërshon rrugëve të qytetit.

Kjo është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve në këtë fundjavë.

Ndërkohë nuk dihen ende masat që kanë marrë autoritetet për këtë situatë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH