Mot i ngarkuar ka qenë në këtë fillim jave edhe për Elbasanin, duke simbolizuar hyrjen në stinën e vjeshtës.
Sipas raportimeve reshjet e dendura të shiut dhe më pas breshërit kanë mbuluar qytetin.
Krahas Elbasanit, reshje të dendura shiu janë shënuar këtë të hënë edhe në Korçë, Bulqizë.
Si pasojë është shkaktuar dhe ndëprerje të energjisë elektrike në disa zona.