Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.