Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një përmbledhje nga Samiti i Komunitetit Politik, që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.
Pamjet e ndara në “Facebook”, nisin nga pritja e liderëve europianë në Sheshin Shkënderbej, nga vetë kryeministri Edi Rama e deri tek konferenca përmbyllëse.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në facebook.
Në Samit fokusi i bisedimeve u vendos te Ukraina, siguria si edhe bashkëpunimi mes vendeve