Një mot i "çmendur" në Itali ka qenë orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajonin e Lombardisë ka dhënë alarm portokalli në pritje të shtrëngatave.
Reshjet e para filluan në mëngjes dhe raportohet se ekziston rreziku për shtrëngata deri mëngjesin e së mërkurës.
Në zonën e Vareses kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.
Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve.