Aktualitet

Moska dhe Kievi sulmojnë njëra tjetrën me drone "kamikaz"

Shkruar nga Liberale
Moska dhe Kievi sulmojnë njëra tjetrën me drone

Dy shtete në një luftë për më shumë se një viti, kanë zgjedhur që këtë të martë të sulmojnë kryeqytetet e njëra-tjetrës më dronë "kamikazë."

Sulmet kanë nisur nga Rusia e cila goditi Kievin në orët e para të mëngjesi. "Kryeqyteti  i Ukrainës u sulmua me "rreth 20" drone Shahed të prodhuar nga Irani" raportoi Gulliver Cragg i FRANCE 24 nga Kievi. .

"Sigurisht që mund t'i dëgjoja; kjo është hera e parë që personalisht kam dëgjuar zërin e këtyre dronëve, të cilët përshkruhen gjithmonë si "motoçikleta fluturuese" nga ukrainasit. [...] Ajo që ne mund të dëgjonim kryesisht ishte zhurma e shpërthimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase që gjuanin këta dronë, "vazhdoi Cragg.

Pas sulmit të beftë të rusëve, u kundërpërgjigjën dhe ukrainasit. Kryeqyteti rus u shënjestrua nga një sulm i rrallë me dron të martën në mëngjes, duke shkaktuar dëme "të vogla" në ndërtesa dhe pa viktima, tha kryebashkiaku i qytetit.

"Këtë mëngjes, në agim, një sulm me dron shkaktoi dëme të vogla në disa ndërtesa. Të gjitha shërbimet e urgjencës së qytetit janë në vendngjarje [...] Askush nuk është lënduar rëndë deri më tani," tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.

Moska, e vendosur më shumë se 1000 kilometra (620 milje) nga Ukraina, rrallë herë është shënjestruar nga sulmet me dron që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, edhe pse sulme të tilla janë bërë më të zakonshme diku tjetër në Rusi.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan shtëllunga tymi në qiell dhe dritare të thyera.

/Përshtati dhe përgatiti Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH