Globi

Momente paniku, shpërthim i madh në Oksford pas rënies së rrufesë

Shkruar nga Liberale
Momente paniku, shpërthim i madh në Oksford pas rënies së

Momente paniku kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme mijëra banorë në Oksford, Britani të Madhe, nga një shpërthim i madh që ndodhi pas rënies së rrufesë.

Sipas CNN shpërthimi ndodhi në një fabrikë riciklimi të mbetjeve ushqimore. Gjashtë makina zjarrfikëse dhe 40 zjarrfikës shkuan menjëherë në fabrikë, e cila përpunon mbetjet ushqimore që kthehen në biogaz.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Severn Trent Green Power tha se një rezervuar tretës në objektin e Cassington AD pranë Yarnton, Oxfordshire, u godit nga rrufeja duke rezultuar në ndezjen e biogazit brenda atij rezervuari.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, ndërsa stafi punoi për sigurinë në fabrikë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH