12-vjeçari ishte në koma pasi u gjet pa ndjenja në shtëpi më 7 prill.
Archie Battersbee, 12-vjeçari britanik i cili kishte qenë në koma për muaj të tërë në Londër, ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë ligjore që zhvilluan prindërit e tij.
Ai u gjet pa ndjenja në shtëpi më 7 prill. Djaloshi jetoi vetëm me anë të aparaturave prej kohësh, ndërsa mjekët kërkonin miratimin e prindërve që t’i hiqnin prizat pasi nuk i jepnin asnjë shans jete.
Pasi çështja shkoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë në Londër vendosi të mos miratojë kërkesën e prindërve për transferimin e fëmijës në një bujtinë afër shtëpisë, duke iu përgjigjur kërkesë së mjekëve, që t’i hiqeshin aparaturat.
Lajmin për vdekjen e 12-vjeçarit e ka dhënë e ëma e tij.
“Archie i vogël vdiq në orën 12:15 me orën lokale. “Ajo luftoi deri në fund, jam krenare që jam nëna e saj”, tha nëna Hollie Dance.
“Mjekët i ndërprenë ilaçet në orën 10 të mëngjesit, gjendja e tij mbeti e qëndrueshme deri në dy orë më vonë, kur i hoqën ventilimin,” - shpjegoi Ella Rose Carter, në emër të familjes. “Nuk ka absolutisht asgjë dinjitoze të shikosh një anëtar të familjes ose një fëmijë të mbytet - shtoi ajo. – “Ne shpresojmë që asnjë familje të mos kalojë atë që kemi kaluar. Është barbare”, shpjegon Carter.
Prindërit e kishin kundërshtuar këtë procedurë, duke tentuar të gjitha rrugët ligjore, por të gjitha shkallët e drejtësisë britanike e refuzuan kërkesën e tyre me arsyetimin se ishte në interes të fëmijës pezullimi i mbështetjes jetësore. Së fundi, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte vendosur, duke argumentuar se nuk donin të ndërhynte në drejtësinë britanike. Një gjykatë kishte refuzuar gjithashtu kërkesën e fundit të familjes për të transferuar Archie në një bujtinë për të sëmurët terminalë, pasi gjendja e tij ishte shumë e paqëndrueshme për ta transferuar me ambulancë, një zgjedhje që sipas tyre “do të përshpejtonte përkeqësimin e parakohshëm”.
/Liberale.al/