Aktualitet

Miratimi rezolutës për antisemitizmin, reagon SHBA dhe BE

Shkruar nga Liberale
Miratimi rezolutës për antisemitizmin, reagon SHBA dhe BE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas miratimit me 111 vota pro të rezolutës për antisemitizmin.

Përmes një shënimi në facebook, ambasada e SHBA thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Pas saj, ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se BE e mbështet rezolutën e miratuar nga Kuvendi, ndërsa shton se BE është e vendosur për të luftuar me të gjitha format antisemitizmin.

"Ne e mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti shqiptar, i cili miraton përkufizimin IHRA të Antisemitizmit. Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2021", shkruan Soreca.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH