Aktualitet

Minxhozi: Bashkëpunimi mes Ramës dhe Kurtit do të thellohet

Shkruar nga Liberale
Minxhozi: Bashkëpunimi mes Ramës dhe Kurtit do të thellohet

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi beson në thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti pavarësisht mospajtimit momental për çështjen e Ballkanit të Hapur. Është shprehur optimist se gjërat do të sqarohen në vazhdim.

“Është thënë qartë nga dy kryeministrat që marrëdhëniet midis nesh do të vazhdojnë, do të thellohen dhe do të përparojnë, pavarësisht mosdakordësisë momentale që ekziston për çështjen e Ballkanit të Hapur”.

Ndërsa duke folur për marrëveshjet Kosovë Shqipëri të arritura në mbledhjet e përbashkëta ai ka përmendur faktin se ndërrimi i qeverive të shpeshta në Kosovë ka bërë që shumë marrëveshje të mos zbatohen plotësisht.

“Kosova gjatë këtyre pesë, gjashtë viteve ka pasur më tepër se pesë Qeveri domethënë në zgjedhjet e herëpashershme. Por gjithsesi domethënë ka pasur edhe disa burokraci që kanë pasur mundësi të evitohen. Ajo që do të themi ne, kjo mbledhje ka pasur një fokus më të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e disa problemeve që kanë qenë një shqetësim shumë i madh”.

Në mbledhjen e fundit të dy qeverive që u mbajt në Elbasan, u nënshkruan 13 marrëveshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH