Globi

Ministri iranian paralajmëron Izraelin: Mund të përballet me “tërmet të madh”

Shkruar nga Liberale
Ministri iranian paralajmëron Izraelin: Mund të përballet me

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë.

Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin, shkruan REL.

Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.

Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit.

Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH