Globi

Miliona ton drithëra bllokohen në portet ukrainase, OKB: Rrezikohet uria ose rritja e çmimit në mbarë botën

Shkruar nga Liberale
Miliona ton drithëra bllokohen në portet ukrainase, OKB: Rrezikohet

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë thirrje që të rihapjen sa më shpejt  portet e Ukrainës në Detin e Zi pasi rrezikohet “uria” në të gjithë botën, si dhe rritja e mëtejshme e çmimeve.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë ton drithë aktualisht kanë ngecur në Ukrainë ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura.

“Ne duhet t'i hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime. Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot dhe nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhen të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit”, tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.

Që nga shkurti kur nisi dhe ofensiva ruse Ukraina, që është një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH