Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja thotë se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në mesjavë.
Sipas saj, të enjten do të ketë një përmirësim të dukshëm të motit.
Por të shtunën do të shfaqen sërish vranësirat dhe shirat e pakët.
"Ka nisur kjo javë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme do të jenë në zonat veri- veriperëndimore. Megjithatë deri ditën e mërkurë mbetet mot i paqendrueshëm. Shirat do të jenë të fokusuar kryesisht në zonat malore. Bregdeti dhe zona e ulët do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pas mesit të javës do të ketë një përmirësim të dukshëm të motit, deri të shtunën kur do të shfaqen sërish vranësirat he shirat e pakët.", u shpreh meteorologia.