Aktualitet

Me doza kanabisi gati për t' i shitur pranë shkollave, pranga dy adoleshentëve në Fier

Shkruar nga Liberale
Me doza kanabisi gati për t' i shitur pranë shkollave, pranga dy

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Fierit, në kuadër rë operacionit “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit J. H., 18 vjeç dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Ata u kapën me disa doza kanabisi gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në Fier.

"Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Këta shtetas e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Nga verifikimet rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit."- njofton Policia.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH