Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla e nisën vizitën 3-ditore në Francë, 6 muaj pasi u detyruan të shtyjnë udhëtimin e tyre për shkak të protestave të dhunshme në vend.
Ata u përshëndetën kryeministrja franceze, Elisabeth Born, në aeroportin e Parisit përpara se të niseshin drejt Harkut të Triumfit në prani të Makro dhe gruas së tij, Brizhit.
Ata do të vendosin një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur për të “shënuar sakrificat e përbashkëta të së kaluarës.
Çifti presidencial dhe ai mbretërore do të shkojnë më pas me makinë në pallatin presidencial, duke parakaluar në rrugën Shamp Elize.
Makro dhe Çarls do të zhvillojnë një takim dypalësh që pritet të mbulojë tema, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe çështjen e migracionit, pasi ishulli jugor i Italisë, Lampeduza, ditët e fundit u pushtua nga njerëzit që u nisën nga Tunizia.
Mbreti Çarls do të jetë i pari mbret britanik që do t’i drejtohet senatit francez në anglisht dhe frëngjisht.
Ai u detyrua të anulojë vizitën e tij shtetërore në Francë pasi trazirat e përhapura filluan në të gjithë vendin duke kundërshtuar reformat e Macronit për moshën e daljes në pension.