Aktualitet

Mblidhet për herë të parë Kushtetuesja, ja çështjet që do diskutohen

Shkruar nga Liberale
Mblidhet për herë të parë Kushtetuesja, ja

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjes të mbetura pezull prej kohësh, për shkak të mosfunksionimit të këtij institucioni.

Mbledhja e anëtarëve të kësaj Gjykate ishte paralajmëruar më herët.

Sipas gazetares Klodiana Lala në fokus të diskutimeve do të jetë ndarja e çështjeve, si dhe çështja e kryetarit të institucionit.

Disa nga çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2010, shembja e Teatrit Kombëtar, ankimi i qeverisë për Presidentin Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese eu bë funksionale në fund të vitit 2020, pas thirrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ngritjen e saj. /BW

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH