Aktualitet

Mbahet 'Maratona e Tiranës', Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve

Shkruar nga Liberale
Mbahet 'Maratona e Tiranës', Veliaj: Këtë vit,

U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë,” tha Veliaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH