Aktualitet

Manastirliu: Sot vijnë 7020 vaksina Pfizer

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Sot vijnë 7020 vaksina Pfizer

Kryeministri Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Elbasan. Ministrja tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njëjtin ritëm.

“Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grupmoshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ne në tëtërsi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime, prej tyre, 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë”, tha Manastirliu.

Ministrja deklaroi më tej se sot pritet të vijë seria e radhës e vaksinave Pfizer.

“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njejtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë. Aktualisht sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 260,000 vaksinime, ndërsa aktualisht është hapur fasha 60-69 vjeç. Për grupmoshën 60-65 vjeç, do të prioritizohen të sëmurët kronikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH