Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi në “Mbrëmje në Abc” se nuk testohen për koronavirusin të gjithë personat që shfaqen në qendrat shëndetësore si të dyshuar.
Manastirliu tha se merren parasysh ato raste që bëjnë sens dhe që nuk “riskojnë pjesën tjetër të shërbimit.
“Ka disa teori, po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, kur bëjnë sens dhe kur nuk riskojnë pjesën tjetër të shërbimit. Sepse mund të jetë lehtësuese bërja e tamponit për të gjithëve që vijnë në spital, por kjo mund të ulte vigjilencen e stafeve mjekësore. Po çfarë bëjmë ne: në rastet kur ka një pacient të caktuar të rastit të dyshuar, vendoset direkt për tampon dhe izolim,” shpjegoi ajo.