Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se nga 6 qershori plazhet do jenë të hapura për të gjithë, ndërsa mes aktivitete që nuk do lejohen bëjnë pjesë; dasmat, funeralet, klubet e natës, teatro, kinema, tubime, konferenca.
"Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet", tha Manastirliu.
Të gjitha këto sipas ministres nuk do lejohen deri në një vendim të dytë. Mbyllur do vijojë të jetë dhe transporti publik për të cilin po hartohet një plan që është në proces e sipër.
"Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme", tha ajo më tej. /Gazeta Liberale