Magazinë

Vetëm një javë para vdekjes së saj, historia që qëndron pas kësaj fotoje të princeshë Dianës

Shkruar nga Liberale

Vetëm një javë para vdekjes së saj, historia që

Ishte vera e saj e fundit, ajo që kaloi me pushime në Jonikal bashkë me familjen Al- Fayed. Princesh Diana me një kostum banjoje jeshil, u fotografua e ulur në trampolinën e jahtit ku po kalonte pushimet, teksa shikimi i saj “çante” mes përmes horizontin blu. Një foto që u bë ikonë dhe që frymëzoi disa skena të sezonit të gjashtë të “The Crown”.

Ai udhëtim dhe ajo festë ku ishin të pranishëm dhe dy djemtë e saj William dhe Harry, do të ishte e fundit para aksidentit automobilistik që do t’i merrte jetën. Përpara udhëtimit pas të cilit jeta e saj do shuhej, princeshë Diana kishte marrë pjesë në funeralin e mikut të të ngushtë, stilistit Gianni Versace më 22 korrik 1997, në Milano, i cili u vra nga Andrew Cunanan në shkallët e shtëpisë së tij në Miami.

Princesh Diana ishte bërë mike me biznesmenin Mohamed Al- Fayed. Pas divorcit të saj nga Carlo dhe përfundimit të marrëdhënies me kardiologun Hasnat Khan, Mohamed Al-Fayed e ftoi atë të bashkohej me familjen e tij në një udhëtim në St Tropez në jug të Francës. Pikërisht gjatë asaj feste me jaht, Diana u takua me Dodi Al-Fayed dhe aty nisi një tjetër romancë.

Më 10 gusht, paparacët shkrepën puthjen e parë mes Dianës dhe Dodit, e cila aso kohe u publikua në “Sunday Mirror”. Shumë fotografë të tjerë që e panë lajmin, u nisën menjëherë me gomone në përpjekje për të marrë të tjera foto nga momentet e tyre intime.

Në dokumentarin Sex& Power një paparac pohoi se historia e tyre ishte thjesht e shtirur, pasi siç u shpreh një anëtar i ekuipazhit tha: “Ata nuk ndajnë të njëjtën dhomë gjumi, madje Dodi kur e thërret e quan zonjë”.

Nuk dihet e vërteta dhe se cili fotograf ka bërë foton e Princeshës në trampolinën e jahtit, por ai imazh i publikuar më 24 gusht, vetëm një javë para vdekjes së saj do të mbetej gjatë në histori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH