"Ti je një frikacak… nuk më pëlqen”. Këto ishin fjalët e kapitenit të Argjentinës, Leo Messit, drejtuar gjyqtarit brazilian në një ndeshjeje zyrtare, të cilat duhet të çojë në sanksione disiplinore.
Kjo ndodhi në fundin e pjesës së parë të ndeshjes mes Paraguait dhe Argjentinës, e luajtur në Asuncion dhe e fituar 2-1 nga vendasit. Protagonistë janë kapiteni i Albiceleste, Lionel Messi dhe arbitri brazilian Anderson Daronco.
Nuk ishte parë ndonjëherë një shpërfytyrim i tillë i yllit argjentinas. Lojtari i Inter Miami u zemërua me drejtimin e ndeshjes dhe në veçanti kundërshtoi rastin për të mos i dhënë kartonin e dytë të verdhë mbrojtësit Omar Alderete për një faull të bërë ndaj tij në minutën e 37-të. Një zhgënjim që u shndërrua në një zemërim, kur Alderete, lojtar i Getafe, shënoi golin e dytë të Paraguajit, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
“Po e mërzit veten, nuk më pëlqen”, do të kishte thënë tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, i zhgënjyer nga humbja e dytë e Argjentinës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lionel Messi vs Paraguay al árbitro en su cara:
— MT2 (@madrid_total2) November 15, 2024
“Tu eres un CAGÓN, no me estas gustando”
Cualquiera pensaría que esto es mínimo amarilla o roja, no? Pues Messi tiene vía libre de hablarle como quiera a lo árbitros ????????????
pic.twitter.com/XlbEiSW8iN