Sport

Triumf me përmbysje ndaj Tiranës, klasikja nën bekimin e Balajt!

Shkruar nga Liberale

Triumf me përmbysje ndaj Tiranës,  klasikja nën bekimin e Balajt!

Vllaznia mposhti Tiranën me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligë.

Në “Loro Boriçi” ishte një takim me dy tablo, ku pjesa e parë foli për kryeqytetasit ndërsa e dyta për vendasit.

Haxhiu zhbllokoi rezultatin në '14, me një supergol, duke i dhënë avantazh Tiranës.

Në pjesën e dytë Bekim Balaj vendosi fatin e këtij takimi. Shkodrani barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa në të 85-ën kompletoi dopietën personale dhe përmbysjen për kuqeblutë.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa edhe Dinamo kryesuese. Tirana në krahun tjetër mban vendin e parafundit me vetëm 18 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH