Parandalimi është më i mirë se kurimi. Novak Gjokoviç bëri reagimin e tij pasi të premten në mbrëmje i ra një shishe me ujë në kokë (çka i shkaktoi gjakderdhje të madhe) teksa po jepte autografe në fund të ndeshjes që fitoi kundër
Pasi mori mjekimin, mëngjesin e sotëm serbi iu dorëzua edhe një herë tifozëve të pranishëm në kryeqytetin italian përpara se të stërvitej në Foro Italico për autografet e zakonshme por me kujdes: mbi kapelën e tij 36-vjeçari nga Beogradi u pa i veshur me një helmetë çiklizmi. Gjesti i kampionit, i gjykuar nga shumica si gjest i këndshëm, nuk kaloi pa u vënë re sidomos në rrjetet sociale ku u vlerësua veçanërisht humori i Novakut.