Sport

Shqipëri-Çeki, publikohen FORMACIONET ZYRTARE

Shkruar nga Liberale

Shqipëri-Çeki, publikohen FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Kombeve mbrëmjen e sotme, ku pret në “Arenën Kombëtare” Republikën Çeke, kryesuesen e grupit B1 në Ligën e Kombeve.

Rreshtimi i Sylvinhos është i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon. Në portë Strakosha, në mbrojtje rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë luajnë Asllani dhe Ramadani teksa Laço do të luajë pak më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Indrit Tucit, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshjet e muajit tetor ku edhe debutoi.

Shqipëria do të kërkojë fitoren, e cila i duhet me doemos për të mbajtur ende shpresat gjallë për objektivin që është vendi i parë në grup.

Në dy sfidat e kaluara, kuqezinjtë morën një humbje, pikërisht me Çekinë në Pragë dhe një fitore me Gjeorgjinë në transfertë, me këtë të fundit që i ngriti moralin skuadrës së Sylvinhos.

Drejtësi në këtë do të vendosë zvicerani Sandro Schärer, teksa në ndihmë do t’i vijnë bashkëkombësit e tij Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni në krahë, ndërsa Johannes von Mandach si i katërt. Gjithashtu dy zviceranë të tjerë janë zgjedhur për të qenë në dhomën e VAR, Fedayi San dhe Lionel Tschudi.

Sfida starton në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në “DigitAlb”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëri-Çeki, publikohen FORMACIONET ZYRTARE

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH