Ekipi francez i Paris Saint Germain po refuzon kategorikisht të paguajë ish-yllin e tyre, Kylian Mbappe, pasi i detyrohen një shumë prej 55 milionë eurosh dhe Liga Franceze e Futbollit ka nënshkruar një urdhër detyrimi për të shlyer vlerën monetare mes klubit dhe lojtarit, tashmë nën logon e Real Madrid.
LFP mbikëqyr të gjitha çështjet në lidhje me dy nivelet kryesore të futbollit në Francë, por PSG tha se do të kërkonte një vendim ligjor diku tjetër.
Sulmuesi 25-vjeçar thotë se PSG i detyrohet atij 55 milionë euro në paga dhe bonuse, por parisienët thonë se Mbappe ra dakord të heqë dorë nga paratë në gusht 2023.
Avokatët që përfaqësojnë të dy palët u takuan herët të mërkurën pasi Mbappe, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë, e kishte referuar çështjen e tij në komitetin ligjor të LFP.