Sport

“Një mural me zemër, e një zemër kuqezi”, nderimi special i Nedim Bajramit në Tetovë

Shkruar nga Liberale

“Një mural me zemër, e një zemër kuqezi”,

Nderim special për Nedim Bajramin, në vendlindjen e tij, Tetovën. Futbollistit të Kombëtares shqiptare, i është dedikuar një murale gjigante në qytetin e Tetovës, teksa Kryetari i Bashkisë, Bilall Kasami ka nderuar Nedim Bajramin mes shumë të pranishmëve.

“Një mural me zemër, e një zemër kuqezi”,

Në muralin e madh, është i pikturuar Nedim Bajrami përgjatë Euro 2024 me fanellën e  Shqipërisë. I pikturuar është episodi kur ai i shënoi Italisë brenda 23 sekondave në Dortmund ndaj Italisë.  

“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e Shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet—një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tetovës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH