Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Një 16-vjeçar, ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli. Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak.
Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 15:00, sqaroi policia, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ku një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.