Sport

"Mos harroni Shqipërinë, ka cilësi", Morata i frikësohet kuqezinjv

Shkruar nga Liberale

"Mos harroni Shqipërinë, ka cilësi", Morata i

Euro 2024 po afron. Spanja, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, synon triumfin e madh, në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë. Sulmuesi i spanjollëve, Alvaro Morata foli për Gazetta dello Sport, ku nuk la pa përmndur edhe kuqezinjtë.

“Ne vijmë në garë me dëshirë dhe besim: kemi shansin të bëjmë histori, sepse Spanja ka 3 kampionate evropiane si Gjermania dhe askush nuk ka fituar kurrë 4, kështu që këtu ne jemi të emocionuar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar. Nuk jemi favoritë sepse ka shumë kombëtare spektakolare, por mendoj për kampionatin e fundit evropian: askush nuk na shihte si favoritë dhe u eliminuam me penallti në gjysmëfinale kundër Italisë.

Dhe atëherë ishim shumë më prapa se sot, as familjarët nuk na besuan. Mund të luajmë kundër çdo kundërshtari. Në grup janë Italia dhe Kroacia si në Evropianin e fundit dhe në Ligën e Kombeve: dimë si luajnë, njohim gjenin e tyre konkurrues, cilësi që e ka edhe Shqipëria. Për t’i bërë kundërshtarët tanë të vuajnë, ne duhet të kujdesemi për topin, ashtu siç na pëlqen”, – tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH