‘Transfermarkt’ ka përditësuar vlerat e tregut për 504 lojtarë të LaLigës.
Pas përditësimit të vlerave të tregut për ligat e tjera të mëdha më herët këtë muaj, elita e futbollit spanjoll u bë divizioni i fundit i madh në 2024 që mori përditësimet e reja të vlerave të tregut.
Vinicius Junior mbetet në krye me një vlerë tregu prej 200 milionë eurosh, blerja më e madhe e Real Madridit, Kylian Mbappé, pa një rënie në vlerën e tij të tregut.
“Transferimi i Mbappésë erdhi me pritshmëri të mëdha që ai nuk arriti t’i përmbushte në muajt e parë,” tha Tobias Blaseio, koordinator i vlerave të tregut për Spanjën.
“Për një lojtar të formatit të tij, pritej që ai të përshtatej më shpejt me ambientin e ri.
Ndërsa statistikat e tij nuk janë të këqija, ekziston ndjesia se i mungon besimi dhe duket përgjithësisht i pakënaqur.
Është e qartë se ai nuk po e realizon potencialin e tij të madh.”
Duke marrë këtë parasysh, vlera tregtare e Mbappésë ka rënë me 11.1%, nga 180 milionë në 160 milionë euro, dhe ai nuk është më ndër tre lojtarët më të vlefshëm.
Megjithatë, ka një ndjesi se kjo mund të jetë e përkohshme. “Ai ka gjithçka që i nevojitet për t’u rikthyer në krye,” shtoi Blaseio.
Në vendin e dytë, me vlerën e tregut sat ë Bellinghamit, është ngjitur ‘ylli’ i Barcelonës, Lamine Yamal, që tani vlerësohet 180 milionë euro.