Sport

Iku nga Skënderbeu, Gvozdenoviç prezantohet te Elbasani

Shkruar nga Liberale

Iku nga Skënderbeu, Gvozdenoviç prezantohet te Elbasani

AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht këtë të premte trajnerin e ri, Ivan Gvozdenoviç. Tekniku serb dha dorëheqje nga Skënderbeu në fillimin e këtij muaji, ndërsa tashmë vazhdon një eksperiencë të re në Superiore.


Elbasani gjen kështu pasuesin e Roberto Bordin, i cili u largua pas fitores me Bylisin në Superiore. Gvozdenoviç do të debutojë kundër Vllaznisë, sfidë që luhet të dielën ora 16:30 në “Loro Boriçi”.

Aktualisht verdheblutë janë në kuotën e 21 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje. Pesë pikë më tepër numërojnë kuqeblutë e Vllaznisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH