Sport

I përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, në pranga Nainggolan

Shkruar nga Liberale

I përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, në

Radja Nainggolan është arrestuar në Belgjikë për trafik kokaine.

Mesfushori belg, ish-lojtar i Romës, Interi dhe Cagliari, aktualisht po merret në pyetje dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Lajmin e ka bërë të ditur shtypi belg.

Sipas raportimeve në Belgjikë dhe gazetës “The Sun”, futbollisti është arrestuar nga policia në kuadër të një hetimi për kontrabandë droge nga Amerika e Jugut përmes portit të Antwerpen.

Si pjesë e operacionit, rreth tridhjetë shtëpi u kontrolluan në zonat Antwerp dhe Bruksel.

“Policia Gjyqësore Federale e Brukselit kreu tridhjetë kontrolle të hënën në mëngjes si pjesë e një rasti nga Seksioni për Krimin e Organizuar të Prokurorisë së Brukselit.

Kontrollet e shtëpive u kryen kryesisht në provincën e Antwerpen dhe në Bruksel.

Hetimi ka të bëjë me trafikun e dyshuar të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, përmes portit të Antwerp-it dhe rishpërndarjes së saj në Belgjikë. Konfirmohet se futbollistit RN (Radja Nainggolan) i është prangosur lidhur me ngjarjen. Duke qenë se marrja në pyetje është aktualisht në vazhdim dhe në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, në këtë fazë nuk do të ketë komente të mëtejshme”, tha prokuroria e Brukselit.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH