Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po ndjek nga afër ndeshjen Arsenal-Real Madrid, e cila po luhet në Angli.
Siç duket nga fotot që janë shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja ka zgjedhur të veshë në këtë ndeshje një xhup portokalli.
Duke qenë se jeton në Londër, këngëtarja shqiptare me siguri ka shkuar të bëjë tifo për Arsenal.
⭐️ Dua Lipa watching Real Madrid vs Arsenal pic.twitter.com/7xP1ooEBrb
— Madrid Zone (@theMadridZone) April 8, 2025
LIVE ARSENAL-REAL MADRID/ Gol “alla Roberto Karlos”, Rajs zhbllokon sfidën e Champions (VIDEO)
Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar, dy orë para ndeshjes me Arsenalin. Madrilenët do të luajnë në Angli sfidën e parë çerekfinale të Champions.
Ançeloti vendosi të bëjë plot gjashtë ndryshime nga ndeshja e fundit me Valencian. Sfida me këto të fundit u humb në kampionat.
“Katër Fantastikët” janë gati nga minuta e parë. Vinicius, Mbape, Bellingam dhe Rodrigo do të jenë aty për të treguar potencialin atyre. Spektakli nis në orën 21:00 dhe është i gjithi për t’u shijuar.
Arsenali gjeti golin në pjesën e dytë teksa ndeshja vazhdon.
58′ GOOOL! Arsenal 1-0 Real Madrid/ Gol “alla Roberto Karlos” nga Deklan Rajs. Shtangen madrilenës. (VIDEO)
Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli
Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius