Sport

E ardhmja e mesfushorit Pogba, kontrata me futbollistin në diskutim pas dëmit të tij

Shkruar nga Liberale
E ardhmja e mesfushorit Pogba, kontrata me futbollistin në diskutim pas

Kur u duk se karriera e Paul Pogba mori fund, 1 ditë më parë futbollisti u njoh me lajmin e mirë të gjykatës, e cila vendosi të reduktojë dënimin e tij për doping.

Nga 4 vite në 1 vit e 8 muaj, ky ishte vendimi i fundit, që duket se do të rikthejë buzëqeshjen te mesfushori i cili vijon të jetë nën pronësi të Juventusit.

Ky lajm sërish nuk i ka sheshuar pakënaqësitë mes palëve, kjo për faktin se tek bardhezinjtë po shihet mundësia për shkëputjen e kontratës.

Drejtori Cristiano Giuntoli ka pohuar se do të merret vendimi në ditët në vijim e me gjasa palët mund të ndajnë rrugët. Pogba nuk është aspak në formë për të marrë ngarkesën e plotë, në rast se cështja e kontratës do të zgjidhet, por nëse kjo gjë arrihet futbollisti do të kthehet të stërvitet me ekipin.

Në marsin e vitit të ardhshëm 31-vjecari mund të luajë e të jetë nën urdhrat e Thiago Motta-s, por është ende herët për të diskutuar këtë gjë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH