Sport

De Bruyne me të vjella para ndeshjes me Real Madridin, lojtarët e tjerë nuk hëngrën prej frikës nga helmimi

Shkruar nga Liberale

De Bruyne me të vjella para ndeshjes me Real Madridin, lojtarët e

Manchester City kishte frikë nga një shpërthim i helmimit nga ushqimi në Madrid përpara se të përballej me Real Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që përfundoi në barazim 3-3.

Kevin De Bruyne, një nga yjet e skuadrës së ‘Qytetarëve’ mungoi në ndeshjen ndaj Los Blancos, pasi në minutat e fundit ka ankuar për probleme me stomakun.

Është vet trajneri Guardiola, i cili tregoi se lojtari nuk ndihej mirë, kishte të vjella dhe kishin frikë se kjo situatë mund ta përfshinte gjithë skuadrën.

“Të vjella. Ai ndihej keq”, ka thënë fillimisht Guardiola për TNT Sports.

“Ne patëm një takim dhe ai ishte gati, por kur mbërritëm në zhveshtore, ai filloi të vjellë. Kishte të vjella, nuk ndihej mirë dhe tha: Nuk jam gati”, përfundoi spanjolli.

Sipas mediumit Daily Star, De Bruyne beson se u helmua nga diçka që hëngri në hotelin e ekipit disa orë para fillimit dhe se City ishte i shqetësuar se ai nuk ishte i vetmi anëtar i ekipit që mund të vuante helmimin nga ushqimi në Madrid.

Për fat të mirë, helmimi i dyshuar i Kevin De Bruyne ishte një rast i izoluar dhe nuk u përhap në mesin e lojtarëve të tjerë të Manchester City.

Ndryshe, City pret Luton Toën në ndeshjen e tyre këtë fundjavë në Ligën Premier para ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Real Madridit në Mançester më 17 prill.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH