Sport

Arriti shifrën e 100 golave me Realin, Vinicius: Dua të fitoj trofe me këtë ekip

Shkruar nga Liberale

Arriti shifrën e 100 golave me Realin, Vinicius: Dua të fitoj trofe me

Vinicius Zhunior është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas suksesit 5-1 të Realit ndaj Salzburgut, çmim që e ka pritur me habi. 

“E meritonte dhe Rodrigo dhe Mbape…”, tha ai.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur që shënoj gola me këtë fanellë, jam tre gola prapa Ronaldos, nga të qenit braziliani me më shumë gola me këtë fanellë, shpresoj të shënoj më shumë gola dhe të kem kohë të fitoj trofe me këtë ekip që është ëndrra ime”, shtoi Vini.

Me dy golat e tij, braziliani ka arritur shifrën e 100 golave me klubin e bardhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH