Sport

A ishte penallti? PETICIONI - Më shumë se 300,000 tifozë gjermanë i kërkojnë UEFAs përsëritjen e ndeshjes me Spanjën

Shkruar nga Liberale

A ishte penallti? PETICIONI - Më shumë se 300,000 tifozë

Eliminimi i 'Mannschaft' nga 'La Roja' mbetet i papranuar nga nikoqirët.

Kombëtarja spanjolle mundi Gjermaninë 'in extremis' (2-1) dhe organizatorët e turneut ende nuk po e tretin dot eliminimin nga Euro prej skuadrës së Luis de la Fuente.
Një kërkesë e më shumë se 300 mijë tifozëve gjermanë në faqen change.org për përsëritjen e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë ka shkaktuar shumë emocione dhe debate në rrjetet sociale. Nëse nuk është kjo penallti, cila tjetër mund të jetë?

Kjo kërkesë vjen për shkak të inatit që kanë ende mikpritësit me gjyqtarin anglez Anthony Taylor, për mosdhënien e penalltisë së mundshme nga prekja me dorë e topit prej Marc Cucurella gjatë kohës shtesë.
Debati u ngrit në minutën e 23-të të shtesës, pak para golit të Mikel Merino. Një goditje nga Musiala goditi dorën e Cucurella-s, në një shfaqje të hapur për diskutim mes fansave.

Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH