Showbiz

U skuq nga turpi! Çfarë i ndodhi Anne Hathaway? (Video)

Shkruar nga Liberale

U skuq nga turpi! Çfarë i ndodhi Anne Hathaway? (Video)

Anne Hathaway ishte e ftuar në emisionin e prezantuar nga Jimmy Fallon dhe një moment i sikletshëm i aktores në intervistë u publikua në media. Ylli i ‘Les Misérables’ nuk mund ta fshihte sikletin kur kuptoi se publiku nuk e kishte lexuar librin mbi të cilin bazohet filmi i saj i ri, “Your Idea”.

Hathaway pyeti: “A e ka lexuar dikush këtu librin?” dhe nuk mori asnjë përgjigje.

Heshtja në sallë solli ndërhyrjen e menjëhershme të aktorit të humorit i cili tha me shpejtësi: “Jo, nuk lexojmë. Ky është ‘The Tonight Show’. Shkoni te Stephen Colbert nëse doni t’i bëni njerëzit të lexojnë libra!” .

Hathaway u skuq dhe mbuloi fytyrën me duar, duke qeshur nga sikleti. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH