Showbiz

Rovena Stefa i qartëson thashethemet: "Me Atillën jemi thjesht miq"

Shkruar nga Liberale.al
Rovena Stefa i qartëson thashethemet: "Me Atillën jemi thjesht

Këngëtarja Rovena Stefa ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve që qarkullojnë në lidhje me marrëdhënien e saj me Atillën Kardesh, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova” (BBVK). Ajo ka shpjeguar se ata janë miq shumë të mirë dhe ka mohuar kategorikisht thashethemet se janë në një lidhje romantike.

Në një intervistë për emisionin “Week end”, Rovena zbuloi detaje rreth marrëdhënies së saj me Atillën, duke thënë se e gjithë kjo ka nisur kur ajo ka dalë nga "Big Brother". Ata u takuan dhe vendosën të bëjnë një videoklip së bashku. Për të krijuar një histori interesante dhe për t’i ofruar diçka ndryshe publikut, ata krijuan një "romancë" që, sipas Rovena-s, i ngjante një "telenovele të bukur".

“Kur dola nga Bigu, u takuam dhe vendosa të bëja një videoklip dhe na duhej një romancë, një telenovelë e bukur që t’ua ofronim njerëzve dhe kjo ndodhi,” tha Rovena, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë deklaruar që janë në një lidhje dhe se gjithçka ishte pjesë e kreativitetit të videoklipit.

Ajo gjithashtu ka theksuar se lidhja e tyre është shumë miqësore dhe se, edhe pse ata shpesh kanë postuar foto së bashku, nuk kanë nënkuptuar asnjëherë një lidhje romantike. Rovena e mbylli intervistën duke pohuar: “Nuk e di pse njerëzit mendojnë se jemi në një lidhje. Jemi shumë shokë të mirë.”

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH