Stilisti i njohur, Desi Doce, i ftuar në “Live From Tirana”, ka folur rreth stilit dhe mënyrës se si vishen personazhet e njohur të ekranit. Një prej tyre ka veçuar Grida Dumën si dhe ka komentuar politikanët në ditën e zgjedhjeve.
Desi: Do e nisja mbarë me Grida Dumën.
Ronaldo: Grida ka qëndruar kyesisht te kostumet, kostumet me fund.
Desi: Kryesisht është e prirur që në fushatë zgjedhore, ti të jesh pak më i anuar te një stil që është ‘business casual’, pra një kostum, diçka më serioze. Ka qenë një kombinim i të kuqes me pink, me një fund pak më të hapur.
Ronaldo: Kombinimi tjetër ka qenë kafja e satenit me një fund të zi, ma komento pak këtë…
Desi: Është në një lloj linje dhe ti kur e shikon Gridën me këtë ‘look’, thua që ky është ‘look-u’ i fushatës zgjedhore. Pra, Grida nuk para vesh xhaketa me rrip në bel kur ka emisionin e saj, “Top Story”. Ky ishte një ‘touch’ i vogël që bëri një diferencë shumë të dukshme për sa i përket fushatës zgjedhore dhe i dha rëndësinë e duhur. Përveç faktit që është veshur shumë bukur, kanë qenë edhe brande kryesisht. Ka qenë Elisabetta Franchi që ka mbizotëruar.
Ronaldo: Pse zgjodhi Grida ato ngjyra?
Desi: Grida nuk zhgënjen kurrë me veshjet. Nëse është një personazh që unë do të mendohesha dy herë për t’i dhënë një këshillë për veshjen, do të ishte pikërisht Grida. Mendoj se do të ma mbyllte gojën shumë shpejt. Do thoshte: Unë e njoh veten time shumë mirë dhe i di pikat e mia të forta. Dhe realisht e transmeton këtë energji nëpërmjet ngjyrave që zgjedh, apo edhe ‘look-ut’, make-up, flokëve e çdo gjë tjetër që e kompleton outfit-in. Ajo e njeh shumë mirë veten e saj. Mendoj që do ishte shumë jo e duhur që unë të komentoja diçka që nuk shkon shumë te Grida. Është shumë e vështirë të gabojë me veshjet e saj, nuk para ndodh.