Showbiz

“S’ështe fetare, ka me vdekë”/ Pas deklarates së Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën, reagon bashkëshorti i saj...

Shkruar nga Liberale

“S’ështe fetare, ka me vdekë”/ Pas deklarates

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka reaguar ashpër ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi, pas deklaratës së këtij të fundit, për këngëtaren ku ndër të tjera tha:” Ka me u djeg në ferr”.

“S’ështe fetare, ka me vdekë”/ Pas deklarates

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Behluli ndër të tjera e ka quajtur “psikopat” hoxhën Krasniqi. Gjithashtu më tej në postimin e tij ai është shprehur se Shkurte Fejza dhe familja besojnë fuqishëm në perëndi.

“Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dheasnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, ka shkruar ai.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH