Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, humbi betejën me kancerin

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, humbi betejën me kancerin

Këngëtari i njohur grek Haris Kostopoulos u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në orët e para të së shtunës. Ai ishte shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po bënte një betejë të vështirë me kancerin.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Facebook, pak orë pas vdekjes së tij.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin.

Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t'i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. 

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në Metropolitan për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruan familja në faqen zyrtare të tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH