Showbiz

Kush u zgjodh nga banorët lider i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”?

Shkruar nga Liberale

Kush u zgjodh nga banorët lider i shtëpisë së “Big

Zarfi i bardhë ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Në zarfin që lexoi Rizarta shkruhej se ata duhej të zgjidhnin liderin e shtëpisë më të famshme. 

“Banorë, është momenti që të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush, me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider dhe këtë rol e fiton ai që ka më shumë vota”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Sapo u lexua zarfi, banorët nisën duke thënë me radhë emrin që ata mendonin të ishte lideri i shtëpisë për këtë javë. Me shumicë votash ishte Kelly që u zgjodh lider.

Banori menjëherë nisi me ndarjen e punëve dhe banorët ishin aty të gjithë të pranishëm, duke u bërë bashkëpunues me Kelly-n.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH