Biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e tij të mitur u përfshi në një aksident javën e kaluar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Si pasojë e aksidenti kanë mbetën të tre të plagosur, ai bashkë me dy fëmijët, fatmirësisht këta të fundit pësuan lëndime të lehta.
Pak ditë pas aksidentit ai ndau një video me ndjekësit nga shtrati i spitali, ku bëri me dije se kishte humbur shikimin në syrin e majtë, ndërsa i falenderohej Zotit për shëndetin e fëmijëve.
Sot ai ka publikuar një foto nga spitali i Traumës, ku thotë se qenka e vështirë të zgjohesh pas 47 vitesh vetëm me shikimin në njërin sy, por sërish falenderon Zotin për çdo mirësi që i dhuron.