Për shkak të shkeljes së rregullave të dhunës, Vëllai i Madh ka përjashtuar menjëherë G Banin nga gara. Gjithashtu, televotimi për të preferuarin do të anulohet.
Gjatë orëve të vona të natës në Big Brother Vip ka ndodhur një incident mes dy banorëve gjatë sfidës së rezistencës. G Bani ka goditur në moment gjaknxehtësie Gjestin i cili ishte duke kryer sfidën e rezistencës ndërkohë që G Bani sapo ishte tërhequr. Pak minuta më herët një debat ka ndodhur mes tyre ku dy banorët kanë provokuar njër-tjetrin.
Ishte G Bani ai që i tha banorit se nëse ai e prekte ai do t’i kthehej dhe Gjesti i cili ka konfirmuar se sapo të mbarojë sfiden do ta prekë në hundë.
Sapo G Bani kryen sfidën e tij i drejtohet Gjestit dhe i afrohet duke i kërkuar ta prekë. Sapo Gjesti e prek në hundë G Bani reagon i nervozuar duke e shtyrë fort me pëllëmbë dhe duke e hedhur nga vendi ku ai po qëndronte.
Pamjet bënë menjëherë bujë në rrjete sociale. Big Brother Vip ka reaguar me një njoftim në rrjete sociale ku thuhet se banori përjashtohet nga gara.
Tensionet mes dy banorëve kanë filluar që ditën e hyrjes së Gjestit ku G Bani ka reaguar shpesh herë i nervozuar drejt Gjestit.