Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi, mbrëmjen e djeshme kanë ndarë një lajm shumë të ëmbël, duke konfirmuar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Teksa deklaruan se janë në pritje të një bebushi, duket se Sara dhe Bardhi e kanë marrë dhuratën e parë të bebit të tyre.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë modelja nëpërmjet një InstaStory, ku tregon se dhurata është bërë nga Bora Zemani, në emisionin e të cilës çifti dhe zbuluan dhe shtatzëninë e Sarës.
“Dhuratën e parë e kemi nga teta Bora”- shkruan Sara krahas postimit të ndarë në llogarinë personale të Instagramit, teksa zbulon dhuratën: një palë pupa të vogla për bebin e çiftit.