Showbiz

Edhe një ish-futbollist i famshëm kuqezi! Emrat e personave që do të futen sonte në Big Brother “VIP Albania 3”

Shkruar nga Liberale
Edhe një ish-futbollist i famshëm kuqezi! Emrat e personave që do

 

Të shtunën e kaluar filloi edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania 3 ku në shtëpi hynë 16 banorë

Sot, përmes faqes zyrtare BBVA 3 ka paralajmëruar se do të hynë edhe gjashtë banorë të rinj.

Por, shumë emra janë dhënë nga ish banorë të Big Brother por edhe nëpër media të ndryshme.

Kështu që banorët që përfolën se do të hynë sonte në Big Brother janë gjashtë dhe janë shumë të fortë.

I pari emër që është përfolur është këngëtarja kosovar Arta Kabashi si dhe Fatjon Kuqari, personalitet ky që doli nga Reality Show, Për’puthen.

Një hyrje e fortë pritet të jetë edhe ajo e koreografit dhe vallëtarit të njohur shqiptar Albi Nako derisa banorja tretë që përflitet të jetë banore e BBAV 3 është edhe Dea Vieri, top modele e njohur shqiptare.

Hyrje të tjera simpatike janë edhe ato të ish futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro dhe këngëtarit kosovar, Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH