Showbiz

At Nikolla Xhufka hyn në “BBV”/ Valbona i bën kërkesën e pazakontë: Ma ysht çik Laertin!

Shkruar nga Liberale
At Nikolla Xhufka hyn në “BBV”/ Valbona i bën

At Nikolla Xhufka hyri ditën e djeshme në shtëpi e “Big Brother VIP Albania 4”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve.

Sapo hyri brenda shtëpisë, At Nikolla Xhufkës e gjeti Laertin në korridor dhe i bëri një kryq në ballë e më pas e puthi, por nuk pati reagim nga aktori, pavarësisht miqësisë që ata kanë jashtë.

Ndërkohë, Valbona, sa e pa priftin, e theu rregullin. Ajo i kërkoi At Nikollës të bekojë apo të yshtë Laertin, me pretendimin se “banori nuk është në terezi”.

At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.

Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!

At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?

Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti

At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift

Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore

At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?

Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë

At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda

Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?

At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH