Magazinë

Rita Petro: Fustanin që m'u desh 1 muaj ta qepja, Komiteti i Rinisë më tha hiqe

Shkruar nga Liberale

Rita Petro: Fustanin që m'u desh 1 muaj ta qepja, Komiteti i

Shkrimtarja e njohur shqiptare Rita Petro ka ndarë me publikun një episod të shkurtër nga e shkuara e saj.

Në një kohë kur regjimi ishte shumë strikt në mënyrën e jetesës së përditshme, Ritës dhe shoqes së saj nuk iu lejua veshja që e kishin qepur me sakrificë për të marrë pjesë në një festë të rinjsh, zhvilluar atë kohë në Durrës.

“Mbaj mend njëherë kemi qenë në plazh me mikeshën time të ngushtë dhe na kapën disa të Komitetit të Rinisë që quhej në atë kohë. Na thanë pse ishim veshur ashtu.

Në fakt kisha veshur thjesht një fustan që ishte dashur një muaj për t’u qepur ai fustan, se në atë kohë ishin të gjitha gjërat uniforme të kombinatit të tekstileve, por me një krah jashtë si Helena e Trojës. Edhe shoqja ime me një kanotiere. Ne i thamë që ishim në plazh, sepse ishte një mbrëmje e bukur që bëhej te pistat e vogla të hekurudhës me çuna të bukur të Tiranës. Ishim lodhur aq shumë për t’u bërë të bukura, por na thanë ikni ndërrohuni.

Bëmë sikur u fshehëm dhe shkuam tek pista dhe gjithë kohën nuk dinim ku të kishim mendjen, një sy tek çunat e bukur dhe syri tjetër tek ata të komitetit se mos na kapnin sërish”, u shpreh Petro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH